
Tensione mes SHBA-ve dhe Kinës pas planit për Lojërat Olimpike 2022
Kina ka dënuar bojkotin diplomatik të planifikuar nga SHBA-të për Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin dhe ka kërcënuar se do hakmerret.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme tha se Kina do marrë “kundërmasa”, por nuk dha detaje të tjera.
Zhao Lijian akuzoi SHBA-të për shkelje të neutralitetit politik në sport dhe tha se bojkoti i propozuar bazohet në gënjeshtra dhe thashetheme.
Nga SHBA është lajmëruar se nuk do dërgohen diplomatë në Pekin për shkak të shqetësimeve në lidhje më të dhënat e Kinës për të drejtat e njeriut. Megjithatë, atletët amerikanë mund të marrin pjesë dhe të kenë mbështetjen e qeverisë së tyre.
Tensionet janë të larta mes dy vendeve. SHBA-ja e ka akuzuar Kinën për gjenocid në shtypjen ndaj pakicës kryesisht myslimane në rajonin e Xinjiang – një akuzë që Kina vazhdon ta mohojë.