
SPAK kërkon edhe në Apel 12 vite burg për Saimir Tahirin
Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela rrezikojnë nga 12 vite burg. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion i paraqiti të hënën Gjykatës së Apelit të njëjtën kërkesë për të dënuar me mbi një-dekadë burg ish-ministrin dhe ish-drejtorin e policisë Vlorë. Apeli pritet ta shpallë vendimin më 4 shkurt.
Dy ish-zyrtarët e lartë akuzohen për shpërdorim detyre dhe bashkëpunim me grupet e narkotrafikut. Në shkallën e parë ata u dënuan vetëm për shpërdorim detyre. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ata u dënuan vetëm me 1/3 e dënimit.