Rindërtimi, tjetër bllok pallatesh gati për t’iu kaluar familjeve të prekura nga tërmeti

Programi i rindërtimit vijon me ritme të kënaqshme në Kavajë. Këtë e ka theksuar të enjten kryeministri Edi Rama teksa ndau me qytetarët lajmin se në Kavajë ka përfunduar një tjetër bllok pallatesh.

Kryeministri përcolli mesazhin se “asnjë familje e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 nuk do të lihet pas”.

Rindërtimi përfshin një prej paketave më unike të investimeve në infrastrukturë, që do të vijojë me intensitet edhe gjatë vitit 2022.

Në dhjetor 2021 Kryeministri Rama i dorëzoi çelësat e 153 banesave të reja.