
Përmbytje të pazakonta në Australi
Mijëra australianë janë larguar nga shtëpitë e tyre ndërsa paralajmërimet për përmbytjet shtrihen në të gjithë bregun lindor të vendit. Shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur qytetin më të madh të vendit, Sydney-n duke përmbytur rrugët e periferive të mëdha. Dhjetëra persona janë raportuar të vdekur që nga fillimi i përmbytjeve në Australi në fund të muajit të kaluar.
Autoritetet lokale njoftuan të martën se një grua 67-vjeçare dhe djali i saj 34-vjeçar në Sydney-n perëndimor u gjetën të vdekur pranë një makine të braktisur për shkak të stuhisë.
Komisionerja e shërbimit emergjent të Uellsit të Ri Jugor e quajti përmbytjen të paprecedentë. Ndërsa parashikuesi i Byrosë së Meteorologjisë tha se priten më shumë përmbytje nga Queensland në Victoria.
Lumenjtë lindorë të Australisë janë afër kapacitetit për shkak reshjeve rekord gjatë javëve të fundit. Shirat shkaktuan problematika në qytete të tjera dhe ndërprenë energjinë elektrike për mijëra banorë.
Kryeministri australian Scott Morrison ka urdhëruar shtim të personelit për emergjencat në zonat e goditura nga përmbytjet.