
Oligarkët rus në arrati, hakerat në gjurmët e tyre
Oligarkët rus po tentojnë të arratisen nga Rusia, por disa llogari të ndryshme në rrjetet sociale po gjurmojnë lëvizjet e tyre.
Ndërsa raketat bien dhe tanket rrotullohen në qytetet e Ukrainës, pjesa tjetër e botës ka dëshmuar me një intensitet të paprecedentë, tërësisht për shkak të internetit.
Në një nga shfaqjet më të fundit të ndikimit të internetit u shfaq një llogari në Twitter e quajtur “Russian Oligarch Jets” që gjurmon lëvizjet aktuale të avionëve privatë të Roman Abramovich dhe Alexander Abramov.
Një avion i tij është gjurmuar në Letoni, ndërsa ai i Alexander Abramovu ul së fundmi në Abu Dhabi, një tjetër në Mynih të Gjermanisë.
Rusët janë të etur për t’i larguar pasuritë e tyre sa më larg Rusisë. Pavarësisht se oligarkët po braktisin vendin e tyre , një klimë aspak miqësore pritet të jetë edhe në vendet e tjera të huaja.
Një marinar ukrainas u arrestua në Majorka këtë fundjavë për sabotimin e jahtit me vlerë 8 milionë dollarësh të tregtarit rus të armëve Alexander Mikheev.
Në rrjetet sociale në ditët e fundit kanë qarkulluar dhjetëra imazhe shqetësuese nga toka në Ukrainë. Protesta të përhapura nga “Shën Peterburg” në Sydney deri në “Times Square” dhe ndërtesa ikonë anembanë globit të ndriçuara me ngjyrat e flamurit ukrainas.