
Mbretëresha Elizabeth i bën ‘dhuratën bujare’ Ukrainës
Mbretëresha Elizabeth është treguar bujare ndaj Ukrainës, e cila po kalon një moment të vështirë në luftë kundër pushitimit Rus.
Komiteti i Emergjencave dhe Fatkeqësive (DEC) ka zbuluar se mbretëresha britanike 95-vjeçare kishte dërguar në heshtje fonde në ‘Apelin Humanitar të Ukrainës’ në mes të krizës.
Llogaria e Komitetit të Emergjencave dhe Fatkeqësive në Twitter postoi: “Shumë faleminderit Madhërisë së Saj Mbretëreshës për vazhdimin e mbështetjes së DEC dhe për dhënien e një donacioni bujar për Apelin Humanitar të Ukrainës.”
Shuma e dhuruar nga mbretëria, e cila duhet të qëndrojë rreptësisht neutrale në lidhje me çështjet politike, nuk u zbulua.
Një burim i Pallatit të Buckingham tha se kjo është e pazakontë për familjen mbretërore pasi ata zakonisht qëndrojnë larg politikës dhe nuk ofrojnë mbështetje monetare.
Mbretëresha është planifikuar të paraqitet në Shërbimin e Commonwealth në Westminster Abbey më 14 mars pas infektimit me COVID dhe do t’i bashkohet familjes së saj për një shërbim falënderimi për bashkëshortin e saj të ndjerë, Dukën e Edinburgut, i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 99-vjeçare.