
Korrupsion me legalizimet, SPAK çon në gjyq 17 zyrtarë të Kadastrës
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka përmbyllur hetimet për 17 zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke i çuar ata në gjyq.
Zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe ushtrim i paligjshëm i ndikimit ndaj funksionarëve të tjerë publikë. Shumica e punonjësve lidhen me një nga Kadastrat e zonave rurale të Tiranës.
Ata dyshohet se në të paktën një rast të pikasur nga prokuroria kanë përshpejtuar procedurat kundrejt 200 mijë lekësh ryshfet.