Zyrtari i qeverisë izraelite provokon duke urinuar pranë vendit të një sulmi masiv

Ky ndihmës i qeverisë izraelite u filmua duke urinuar publikisht pranë vendit të një sulmi masiv që vrau pesë palestinezë vetëm disa orë më parë.

Ai është Chanamel Dorfman, shefi i shtabit të ministrit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir. Videoja e postuar tregon momentin, me disa persona pranë që reagojnë, por ky i fundit duket se nuk intimidohet aspak.

Ditët e fundit, forcat izraelite sulmuan qytetin Ramallah në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe hodhën në erë shtëpinë e familjes së një të burgosuri palestinez.

Kontigjenti i madh i ushtarëve izraelitë u vendos në Ramallah al-Tahta (Ramallah i poshtëm) në zonën e Qytetit të Vjetër, duke rrethuar shtëpinë e familjes së 27-vjeçarit Islam Faroukh.

Sipas banorëve, izraelitët kaluan orë të tëra duke vendosur eksploziv që më vonë pluhurosi banesën e familjes Farukh.

Ben-Gvir është një përfaqësues hebre i linjës së ashpër në Bregun Perëndimor me dënime të mëparshme për mbështetje për “terrorizmin” dhe nxitje kundër palestinezëve. Ai konsiderohet gjerësisht si një provokator dhe ka bërë thirrje për zhvendosjen e palestinezëve.

 

Kabineti izraelit miratoi muajin e kaluar një plan nga Ben-Gvir për të formuar një “gardë kombëtare”, njësitë e së cilës do të punonin së bashku me policinë dhe ushtrinë dhe do të merreshin me “trazira civile”, të tilla si “trazira” ose protesta pro-palestineze.

Izraeli ka mohuar prej kohësh dëbimet me forcë të palestinezëve 75 vjet më parë, në të cilën ushtria e sapoformuar izraelite dhe milicitë sioniste dëbuan të paktën 750,000 palestinezë nga shtëpitë dhe tokat e tyre dhe pushtuan 78 për qind të Palestinës historike.

Netanyahu u kthye në detyrë në dhjetor në krye të një koalicioni që përfshin parti ultra-ortodokse dhe ultranacionalistë fetarë, duke përfshirë fraksionin e vogël të Fuqisë Hebraike të Ben-Gvir.

Qeveria e ka bërë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor një prioritet kryesor. BE, së bashku me shumicën e komunitetit ndërkombëtar, i konsideron vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor të pushtuar të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe pengesa për paqen me palestinezët.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Udhëheqësit palestinezë kërkojnë të tre zonat për një shtet të ardhshëm të pavarur.