Zyrtari i NATO-s: Qytetarët duhet të përgatiten për luftë me Rusinë

Një zyrtar kryesor i NATO-s ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë. Admirali holandez Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se ndërsa forcat e armatosura janë tashmë të përgatitura për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre. “Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe.

Dhe kjo është arsyeja pse ne forcat e NATO-s po përgatitemi për një konflikt me Rusinë.” Admirali Bauer tha se Suedia kishte bërë gjënë e duhur duke bërë thirrje që popullsia e saj të përgatitej për luftë në fillim të këtij muaji. Paralajmërimi i zyrtarit vjen përpara nisjes së stërvitjes më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë.

Rreth 90,000 trupa janë vendosur të bashkohen me stërvitjen Steadfast Defender që do të zgjasë deri në maj, duke përfshirë 20,000 trupa nga Mbretëria e Bashkuar.