
Zyrtare/ Rinovoi vetëm pak kohë më parë, Partizani mbyll bashkëpunimin me një titullar
Një lajm i papritur vjen nga Partizani ku Bruno Telushi pak kohë pasi rinovoi kontratën e tij ka mbyllur bashkëpunimin me klubin kryeqytetas. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Partizanit me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Në të thuhet se mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.
Falenderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhej një njoftimin e publikuar nga klubi i kuq.