ZYRTARE: Arne Slot trajneri i ri i Liverpool

Arne Slot do të zëvendësojë Jurgen Klopp në pankinën e anglezëve në fillim të qershorit

“Klubi i Futbollit Liverpool njofton se Arne Slot ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bërë trajneri i ri i klubit, duke marrë zyrtarisht pozicionin më 1 qershor 2024, me kusht që të ketë leje pune”, thuhet në një deklaratë.

“45-vjeçari do i bashkohet Reds nga Feyenoord përpara sezonit 2024-25, pasi u arrit një marrëveshje me klubin Eredivisie për shërbimet e tij”.