Zyrtare, Armando Subashi sërish në krye të Bashkisë së Fierit

Ka përfunduar numërimi në qytetin e Fierit. Kryebashkiaku Armando Subashi, i cili garoi për Partinë Socialiste, ka fituar zyrtarisht edhe një tjetër mandate në krye të kësaj bashkie.

Ai ka arritur të fitojë bindshëm me 33595 vota, kundrejt rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Evdar Kodheli me 9485 vota dhe kandidates demokrate, Eriselda Çelaj me 5267 vota.

Qyteti i Fierit njihet prej vitesh si bastion i së majtës dhe këto zgjedhje vendore ruajti të njëjtën linjë.