
Zvicra ofron 105 milionë franga për Shqipërinë
Zvicra do t’i ofrojë Shqipërisë 105 milionë franga për përmirësimin e klimës së biznesit dhe reformat për shtetin ligjor. Fondacioni mundësohet përmes Programit të Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri për periudhën 2022-2025.
Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky program nuk është vetëm një Strategji, por një dokument për të dy palët, për të çuar përpara projekte konkrete të cilat mbështesin reformat kryesore të qeverisë. Ajo shprehu besimin se prioritetet e këtij programi kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë, zbatimin e reformave në të mirë të qytetarëve shqiptarë dhe sektorit privat, si dhe për progresin e Shqipërisë në arritjen dhe përmbushjen e standardeve dhe vlerave evropiane.
Gjatë periudhës 2022-2025, Shqipëria dhe Zvicra do të punojnë për orientimin e reformave dhe arritjen e rezultateve në katër fusha: qeverisje demokratike; zhvillim ekonomik i qëndrueshëm dhe punësim; shërbime infrastrukturore dhe ndryshimet klimaterike; dhe shëndetësi.