Zvicra mbulohet papritmas nga bora

Zvicra u përball me temperatura relativisht të larta në javët e fundit, por papritmas, vendi u godit nga stuhi me reshje shiu të dendura si dhe reshje dëbore në disa zona.

Mediat zvicerane tregojnë se sipas meteorologëve, temperaturat ranë ndjeshëm me 30 gradë brenda vetëm 4 ditëve, duke bërë që ditët me diell të zëvendësohen nga reshjet të dëborës.

Reshjet e dëborës përfshinë zonën turistike të Zermatit, që ndodhet në një lartësi prej 1638 metra nga niveli i detit.

Duket se Zvicra dhe ekosistemi i saj janë veçanërisht të prekura nga ndryshimet klimatike.

Edhe situata në akullnaja përshkruhet dramatike nga ana e shkencëtarëve: mes viteve 2021-2022 humbën 6% të vëllimit.