Zvicra: Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika nxitëse

Qeveria e Zvicrës ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të përmbahen nga retorika apo veprimet që mund të nxisin më tej situatën, pas tensioneve të fundit në veri. Departamenti Federal i Punëve të Jashtme tha se KFOR-i e EULEX-i janë çelësi për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në veri.

Në veri të Kosovës janë vendosur dy barrikada të reja.Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.