Zvicër, Credit Suisse blihet nga rivali

Në Zvicër është gjetur zgjidhja e shpëtimit për bankën Credit Suisse, pas rënisë së aksioneve në mënyrë drastike pas raporteve se kishte probleme financiare. Pas negociatash të gjata gjatë fundjavës është rënë dakord që Credit Suisse të blihet nga rivali i saj, banka tjetër e njohur zviceriane UBS, për 2 miliardë dollarë. Përshpejtimi mbi këtë marrëveshje vjen pas frikës se me hapjen e bursave të hënën, aksionet e Credit Suisse mund të binin pikiatë, për ta dërguar në faliment.

Sipas ministre së ekonomisë zvicerane Karin-Keller Sutter falimentimi i Credit Suisse mund të kishte shkaktuar “trazira të pariparueshme ekonomike”.