
Zv.presidentja e Argjentinës dënohet me 6 vite burg
Zv.Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez është dënuar me gjashtë vite burg për korrupsion. Fernandez, u shpall fajtore për shpërdorim të detyrës, pasi ka thyer ligjin duke dhënë tendera për miqtë e saj. Por ajo nuk ka gjasa të kryejë dënimin me burg, sepse ka njëfarë imuniteti përmes roleve të saj në qeveri dhe pritet të nisë një proces të gjatë apelimi.
Prokurorët kishin kërkuar një dënim me 12 vite burg.