Zoti na dha jetë të dytë. Salvador Kaçaj tregon si e sulmuan në makinë për punë zgjedhjesh

Ish-kreu i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka hedhur akuza ndaj PS dhe anëtarëve të tij se e kanë sulmuar teksa nddohej në makinë bashkë me djalin e tij dhe shoferin, duke lëvizur drejt aksit rrugor Lezhë-Milot.

Krah ish kryeminsitrit Sali Berisha ai ka folur për sulmin sipas tij, duke përmendur edhe emra: Jam sulmuar nga një automjet pa targa, Pjerin Ndreu dhe bandat e tij kërcënojnë në rrugët e Lezhës prej dy ditësh.
Ja deklarata e Salvador Kaçaj

Ka ditë që në Lezhë , Mirditë dhe kudo ushtrohet terror nga eksponentë të shtetit. Kemi shpëtuar falë Zotit dhe falë manovrave të shoferit tim. Zoti na ka dhënë një jetë të dytë. Gjithë përpjekjet që kanë bërë banda Ndreu-Rama do të dështojnë dhe të jeni i sigurt se në qarkun e Lezhës rezultati do të jetë 3-0. Un njoh ligjet e Europës, por që të qarkullojnë makina pa targa nuk e kam parë në asnjë vend të botës. Na kanë ndjekur rreth 3 km, por nuk na arritën dot. Kjo nuk ka ndodhur as në vendet e Afrikës së Jugut kjo që ka ndodhur në Lezhë,. Që dy ditë më parë ka pasur kërcënime në Lezhë nga banditët e Pjerin Ndreut. Jam krenar për mbështetjen e që kam dhënë për Pashk Gjonin. Nuk e kam parë ndonjëherë veten në një pozicion të vështirë si përpara armës. Ata janë kriminelë e duan të marrin pushtetin me banda e kriminele. Nuk merret kështu pushteti. Kjo do shihet kur të numërohen votat. Në Lezhë rezultati do jetë spektakolar 3-0”.