Zonja e Parë e Ukrainës takohet me Mbretin Charles III në Londër

Zonja e Parë e Ukrainës Olena Zelenska është takuar me Mbretin Charles III në Londër. Zonja e Parë falënderoi në emër të të gjithë ukrainasve për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar kishte dhënë dhe do të vazhdojë t’i japë Ukrainës. Zelenska po viziton Londrën.

Ajo mori pjesë në një pritje të organizuar nga Queen Consort Camilla me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Përveç kësaj, Zelenska mbajti një fjalim në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.