
Zonja e CR7 nuk pyet për ligjet, vishet me të kuqe dhe ekstravagante
Me fotot e fundit që publikoi në rrjetet sociale duket se Georgina Rodriguez ka elektrizuar fansat. Ajo shfaqet joshëse e veshur me një fustan të kuq që tregonte hiret e saj.
E dashura e Cristiano Ronaldos ishte stolisur me bizhuteri të shtrenjta teksa udhëtonte në makinë përpara se të shkonte në studion e filmit për serinë e dytë të I Am Georgina.
Kujtojmë se çifti u transferua në Arabinë Saudite në janar pasi Ronaldo nënshkroi një marrëveshje prej 175 milionë paundësh me skuadrën e Pro League, El-Nassr.