
Zjarri në ishullin e Sazanit, kërkohet ndihmë nga ajri
Zjarri në ishullin e Sazanit vijon ende të djegë pyllin me pisha, duke rrezikuar shpërthimin e municioneve në zonë.
Shuarja e flakëve duket e pamundur, edhe pse Forcat e Armatosura ndërhynë për të lokalizuar vatrën.
Pas shumë orëve, kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Sipas informacioneve, zjarri ka djegur bimësinë e anës lindore të ishullit përfshirë dhjetëra pisha.
Për shkak të terrenit të thyer shuarja e flakëve është e vështirë, ndërkohë që ushtarët dhe punonjësit po bëjnë kujdes për shkak të municioneve që ka kjo zonë.
*Tibo News.