
Zjarret në Spanjë, evakuuohen 2 000 banorë
Rreth 2,000 njerëz u evakuuan gjatë natës nga e mërkura deri të enjten për shkak të një zjarri të në provincën e Malaga, në Spanjën jugore, ku flakët tashmë kanë shkatërruar 10,000 hektarë.
Zjarri filloi pasditen e së mërkurës në Sierra Bermeja, në rajonin jugor të Andaluzisë, pak para fillimit të valës së të nxehtit që shkoi deri në 40°C në zonë.
Sipas autoriteteve, rreth 500 zjarrfikës dhe anëtarë të Njësisë së Emergjencave Ushtarake (UME) u vendosën në zonë për të shuar zjarrin, të cilësuar si të fuqishëm dhe “të ndërlikuar” për t’u menaxhuar për shkak të erës dhe terrenit të vështirë.