Zjarret e mëdha rrezikojnë Machu Picchu-n

Zjarre të mëdha kanë përfshirë rajonin përreth zonës arkeologjike të Machu Picchu-t.

Pamjet e publikuara tregojnë autoritetet duke luftuar zjarrin, i cili sipas zyrtarëve, ka qenë i vështirë për t’u kontrolluar për shkak të terrenit të vështirë të zonës dhe erërave të forta.

Kryetari i bashkisë së Machu Picchu tha se ende nuk dihet se sa hektarë ka konsumuar zjarri deri më tani.

Zjarri ka prekur një hapësirë të madhe shkurresh, duke vënë në rrezik zonën arkeologjike të Llamacancha.