
Zjarre të frikshme në periferi të Athinës
Një zjarr i madh doli jashtë kontrollit në periferi të Athinës të shtunën, duke dëmtuar shtëpi dhe makina, tha Departamenti i Zjarrfikësve në Greqi.
I nxitur nga erërat e forta, flakët u përhapën shpejt në shpatet e malit Hymettus, i cili ka pamje nga kryeqyteti grek, duke dërguar re të dendura tymi mbi periferitë jugore.
Si masë paraprake, autoritetet e mbrojtjes civile evakuuan disa pjesë të rajoneve të Voula dhe Glyfada rreth 20 kilometra.
Më shumë se 130 zjarrfikës të ndihmuar nga 6 avionë dhe 4 helikopterë hodhën tonelata ujë në një përpjekje për të shuar zjarrin, i cili është ndezur prej rreth 30 orësh.