Zjarr në një ndërtesë në Bangladesh, 43 të vdekur

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një ndërtesë shumëkatëshe në Bangladesh ku mbetën 43 të vdekurdhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Sipas mediave lokale, zjarri filloi në një restorant rreth orës 22:00 me orën lokale  të enjten në kryeqytetin, Dhaka.

75 persona u shpëtuan dhe dhjetëra u dërguan në spital. Zjarri  u vu nën kontroll pas dy orësh. Ministrja e Shëndetësisë e Bangladeshit, Samanta Lal Sen tha se të paktën 33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, ishin deklaruar të vdekur në Spitalin e Kolegjit Mjekësor të Dhakës.

Të paktën 10 të tjerë vdiqën në spitalin kryesor të djegieve të qytetit. 22 janë në gjendje kritike. Kompleksi në të cilën ndodhet ndërtesa përmban restorante, dyqane veshjesh dhe celularësh.

Zjarri mund të ketë ardhur nga një rrjedhje gazi ose sobë, tha kreu i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Mbrojtjes Civile të Bangladeshit, Main Uddin, sipas agjencisë së lajmeve AFP.