
Zjarr në një bujtinë në Zelandën e Re, 6 të vdekur dhe 11 të zhdukur
Zelanda e Re u trondit të martën pas rënies së një zjarri në një bujtinë në kryeqytetin Wellington, duke lënë të paktën gjashtë persona të vdekur dhe 11 të tjerë të zhdukur. Autoritetet thanë se 52 persona u nxorën nga ndërtesa pasi u njoftuan për zjarrin në orën 12:25.
Më shumë se 10 automjete zjarrfikëse iu përgjigjën urgjencës gjatë gjithë mëngjesit dhe zjarri u shua pas orës 6 të mëngjesit.