Zjarr në gjykatën penale në Londër, evakuohet ndërtesa

Gjykata penale në Londër, e njohur edhe si Old Bailey, është evakuuar sot pas shpërthimit të zjarrit. Sipas informacioneve, zjarri ka shpërthyer në katin përdhes të ndërtesës.

Dëshmitarët okularë thanë se dëgjuan një sërë shpërthimesh përpara se të shpërthente zjarri.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.