Zhvlerësimi i jenit ndihmon kompaninë Honda të kalojë krizën

Zhvlerësimi i jenit ka ndihmuar kompaninë Honda të thyejë parashikimet e katër-mujorit të vitit 2022 që prisnin një rënie të thellë.

 

Kompania japoneze e prodhimit të makinave tha të enjten se fitimet ranë vetëm 9 për qind shifra që janë ekuivalente me 1.65 miliardë dollarë. Por kjo shifër është shumë më e përballueshme krahasuar me parashikimet e ekspertëve ndërkombëtar.

Periudha e katër-mujorit të dytë të vitit 2022 u karakterizua me rritje çmimesh për pjesët dhe sidomos çipet e kompjuterëve, mbyllja e Kinës prej COVID-19 ndikoi gjithashtu rrjetin e furnizimeve, për këtë Honda u detyrua të përgjysmojë punën në fabrikat e saj.

 

Kompania thotë se do t’i rikthehet kapaciteteve të plota brenda muajit gusht.

Por në këtë situatë zhvlerësimi i valutës japoneze, jen, e ka ndihmuar kompaninë të rrisë të ardhurat nga tregtia me jashtë. Falë rritjes së eksporteve Honda ka rritur me të paktën 1% parashikimet vjetore për të ardhurat nga 2022-i.

 

*Tibo News