Zhduken mbi 600 plumba, Koreja e Veriut izolon një qytet të tërë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka izoluar një qytet të tërë pas zhdukjes së 653 plumbave gjatë një tërheqjeje ushtarake, Autoritetet e vendit kanë kontrolluar shtëpi më shtëpi në qytetin e Hyesan, i cili ka një popullsi prej rreth 200,000 njerëz.

‘Qyteti do të jetë në izolim derisa të gjenden të gjithë plumbat”, thuhet në një njoftim të autoriteteve të vendit.

Plumbat u raportuan të zhdukura më 7 mars, kur ushtarët e Ushtrisë Popullore Koreane po tërhiqeshin nga zona përreth qytetit, e cila shtrihet në kufirin me Kinën. bAta ishin vendosur atje në vitin 2020 për të zbatuar mbylljen e kufijve në fillim të pandemisë Covid-19.

Banorët janë të frikësuar se nuk do të gjendet një zgjidhje, me autoritetet që pritet të fajësojnë këdo që mund të jetë i pafajshëm. Disa banorë thonë se autoritetet po nxisin mundësinë  e një konfrontimi të ashpër ushtarak midis Veriut dhe Jugut, madje pretendojnë se Jugu po provokon luftë”, tha zyrtari.