Zgjedhjet, sa qytetarë kanë votuar deri në orën 16:00

32.19 % ose 619.193 është sipas KQZ-së pjesëmarrja në votime e shqiptarëve për krerët e 61 bashkive dhe këshilleve bashkiake.

Ndërsa deri në orën 15:00 pjesëmarrja sipas KQZ-së ka qenë 29.51% në rang vendi.

Kjo përqindje është relativisht e ulët krahasuar me zgjedhje të kaluara dhe ende nuk është bërë një analizë se për cilat arsye, ndoshta emigracioni, qytetarë të zhgënjyer, një formë proteste apo kanë zgjedhur të votojnë në orë të mëvonshme.
Në disa zona janë konstatuar probleme me identifikimin elektronik, për të cilën kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka firmosur një urdhër që procesi të vijojë me identifikim manual.