Zgjedhjet presidenciale, fati i Trump “në duart” e Gjykatës së Lartë

Kanë mbetur vetëm nëntë muaj deri në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Përpjekja për një grusht shtetit  e cila dyshohet se u nis nga Donald Trump  dhe bashkëpuntorët e tij mbetet ende në axhendën parazgjedhore. E gjitha kulmoi me sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, ndërkohë që çështja  tashmë ka marrë rrugën e Drejtësisë.

Gjykata e Lartë e SHBA-së pritet të luajë një rol qendror në zgjedhjet presidenciale, duke vendosur për një sërë çështjesh ligjore që përfshijnë Donald Trump, si kandidat primar republikan dhe si individ.

Nëntë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, e cila dominohet nga konservatorët me një raport gjashtë me tre, pritet të marrin vendime kritike.

Ndërkohë, ata kanë një ish-president që shpenzoi 50 milionë dollarë vetëm në vitin 2023 për tarifat ligjore, në atë që shumë thonë se është thjesht një prelud i asaj që do të vijë.

Trump akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë se ka ndjekur një strategji klasike për të parandaluar çdo gjyq kundër tij përpara zgjedhjeve. Ai përballet me 91 akuza në katër raste të veçanta, por ai dhe votuesit e tij thonë se po përballen me një “bandë” që ka ngritur një komplot kundër tyre.

Drejtësia është e ngadaltë, veçanërisht kur bëhet fjalë për një ish-president dhe votuesit amerikanë mund të shkojnë në votime në nëntor.

Nesër, më 8 shkurt pritet të nisë faza e parë e seancës së Gjykatës së Lartë, ku do të shqyrtohet “bllokada” e ish-presidentit në Kolorado dhe Maine.