
Zgjedhjet për Bashkitë, gjithçka që duhet të dini për 14 Majin
Të dielën, më 14 maj janë zgjedhjet lokale në Shqiëpri. Përpos diskutimeve, debateve televizive dhe gjithçka tjetër që përfshin fushatat politike, qytetarët kanë interesin të dinë se cilët janë kandidatët, kë të votojnë, tek cila KQZ dhe çdo informacion tjetër, që vota e tyre tëtë ketë vlerë.
Si fillim, ashtu siç sqaron edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
Ju votoni për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak të bashkisë ku keni emrin në listën e zgjedhësve.
Zgjedhjet për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak zhvillohen në 61 bashkitë e vendit.
Por si të njiheni me emrat e tyre dhe kandidatin që dëshironi t’i jepni votën?
Në faqen zyrtare të KQZ-së, ndodhen të gjitha qarqet, ku ju selektoni qarkun që i përkisni dhe në të afishohen listat me kandidatët.
Ku është QV ime? Kjo është një pyetje që e bëjnë shpesh qytetarët.
Qendra e votimit është mjedisi ku do të votoni në ditën e zgjedhjeve.
Përpara ditës së zgjedhjeve, ju duhet të jeni njoftuar me shkrim nga kryetari i njësisë së qeverisjes tuaj vendore në lidhje me vendodhjen (adresën) e qendrës tuaj të votimit.
Për të gjetur adresën dhe vendodhjen e saktë të qendrës tuaj të votimit, si edhe numrin tuaj rendor në listën e zgjedhësve, mund të klikoni në aplikacionin KQZ.
Si duhet të votosh në 14 Maj 2023?
-Ditën e zgjedhjeve paraqituni në qendrën tuaj të votimit nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
-Siguroheni që të keni me vete një dokument identifikimi, (letërnjoftim, ose pasaportë biometrike), të cilin e paraqesni përpara Komisionit të Qendrës së Votimit.
-Komisioni i Qendrës së Votimit verifikon identitetin tuaj dhe më pas ju vendosni gishtin e madh të dorës së majtë në pajisjen eletronike të identifikimit.
-Një anëtar i Komisionit të Qendrës së Votimit timbron me një bojë të posaçme gishtin e madh të dorës tuaj të majtë.
-Pas kësaj Komisionit i Qendrës së Votimit do t’ju pajisë me dy fletë votimi. Një fletë votimi është për kandidatët për kryetarin e bashkisë dhe fleta tjetër është për votimin për këshillin e bashkisë (në këtë të fundit janë emrat e partive politike, ose koalicionit, ose kandidatit për anëtarë të këshillit të propozuar nga zgjedhësit).
-Hyni i vetëm në dhomën e fshehtë.
-Në secilën fletë votimi ju do të shënoni me shenjën “x” ose “+” në kuadratin bosh përbri kandidatit për kryetar bashkie, partisë politike, koalicionit apo kandidatit për anëtarë këshilli të mbështetur nga zgjedhësit, që ju dëshironi.
-Më pas palosni veçmas secilën fletë votimi, në mënyrë që shenja “x” ose “+” të mos jenë të dukshme dhe të paktën një nga vulat në pjesën e pasme të fletëve të votimit të jetë e dukshme.
-Dilni nga dhoma e fshehtësisë dhe hidhni fletët e votimit në kutitë respektive të votimit.
-Votimi juaj tashmë përfundon dhe ju largoheni nga qendra e votimit.
Kliko në këtë link për çdo informacion: https://kqz.gov.al/si-duhet-te-votoj/