Zgjedhjet parlamentare të Serbisë, Prishtina s’lejon hapjen e vendvotimeve

Serbët e Kosovës që duan të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare serbe të 17 dhjetorit, duket se do të udhëtojnë drejt Serbisë për të hedhur votën e tyre, ndërsa Prishtina nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve në Kosovë.

Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, mblodhi të mërkurën në Rashkë, një komunë në Serbinë jugperëndimore, përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar rrugët e përfshirjes së tyre në votime.