Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Xhaferi: S’ka qeveri pa shqiptarët!

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se me ose pa LSDM apo pa OBRM-PDUKM, nuk do të ketë qeveri pa shqiptarët. “S’ka qeveri pa shqiptarët. Me LSDM apo me OBRM-PDUKM?! Ajo është çështje e partive politike”, ka thënë ai.

Ndërsa është shprehur i bindur se OBRM-PDUKM-ja do ta pranojë çështjen e kryeministrit shqiptar, pasi kujtoi se në 2013 kjo parti pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes. Por ai nuk e përjashton mundësinë që qeveria e radhës teknike të jetë pa OBRM-PDUKM-në.