Zgjedhjet në Malin e Zi, Milatoviç mposht bindshëm Gjukanoviçin

Kandidati i lëvizjes “Evropa Tani” për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, doli fitues në zgjedhjet presidenciale të së dielës në vendin e vogël Ballkanik, që po kalon një periudhë krizash politike. Qendra për Tranzicionin Demokratik tha se 58.9 për qind e zgjedhësve votuan për Milatoviç, ndërsa presidenti aktual, Milo Gjukanoviç fitoi 41.1 për qind të votave.

Duke shpallur fitoren në selinë e lëvizjes së tij në Podgoricë, Jakov Milatoviç, 37 vjeçar, tha se kjo “është nata që kemi pritur për më shumë se 30 vjet”.