
Zgjedhjet në Brazil, Lula dhe Bolsonaro në balotazh
Zgjedhjet e Brazilit po shkojnë në një raund të dytë, në të cilin krahu i majtë Luiz Injasio Lula da Silva do të përballet me presidentin aktual të ekstremit të djathtë. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Lula kishte fituar 48% kundrejt 43% të Bolsonaros, një rezultat shumë më i afërt se sa kishin sugjeruar sondazhet.
Por Lula nuk arriti më shumë se 50% të votave të vlefshme, të nevojshme për të parandaluar balotazhin. Votuesit tani kanë katër javë për të vendosur se cili nga të dy duhet të udhëheqë Brazilin.