Zgjedhjet franceze: Macron dhe Le Pen në ‘luftë’ për presidencën

Emmanuel Macron ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, ndërsa rivalja e tij e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen po shpreson për një balotazh. Është hera e dytë që Le Pen po pretendon t’i marrë drejtimin e presidencës Macron-it.

Në fakt edhe sondazhet sugjerojnë se balotazhi mund të jetë shumë më afër. Le Pen u bëri thirrje çdo votuesi anti-Macron që të bashkohet me të: Ne do ta rivendosim Francën në binarët e saj!

Me 97% të votave të numëruara, Emmanuel Macron rezulton fitues me 27.6% të votave, Marine Le Pen 23.41% dhe Jean-Luc Melenchon me 21.95% të votave.

Kandidati veteran i së majtës ekstreme Jean-Luc Melenchon po del në fakt më mirë se në kandidimet në vitet e kaluara.

“Ju nuk duhet t’i jepni asnjë votë Marine Le Pen”, paralajmëroi ai mbështetësit e tij, por ndryshe nga kandidatët e tjerë, ai nuk e mbështeti presidentin Macron. Gjatë mbrëmjes, aktivistët e Melenchon u mblodhën jashtë zyrës së tij duke menduar se ai mund të dilte i dyti pas Macron, por nuk ndodhi kështu.

Fushata u ndez në dy javët e fundit, fillimisht për shkak të pandemisë Covid dhe më pas luftës ruse. Pjesëmarrja në votime nuk ishte aq e ulët sa mendohej, në pothuajse 75%.

Një në katër votues të rinj mbështesin presidentin, megjithëse më shumë se një në tre 18-24 vjeçarë zgjodhën Jean-Luc Melenchon, sipas anketuesve të Elabe.

Marine Le Pen performoi më së miri mes moshave 35-64 vjeç, ndërsa presidenti u favorizua nga moshat mbi 65 vjeç.

Ishte tashmë e qartë nga fjalimi i Macron se ai kishte në plan të synonte lidhjet e ngushta të zonjës Le Pen me Kremlinin. Edhe pse ajo e ka dënuar luftën e Vladimir Putin, ajo e vizitoi atë përpara zgjedhjeve të mëparshme në vitin 2017 dhe partia e saj mori një kredi ruse.

*Tibo News