Zgjedhjet evropiane, vendimtare për tranzicionin e gjelbër

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, politikanët dhe liderët e biznesit ndanë së fundi pikëpamjet e tyre se si fitorja e Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA në nëntor mund të ndikojë në tranzicionin global të energjisë.

Megjithatë, një kërcënim më i madh për politikat më ambicioze të gjelbra këtë vit mund të jetë rezultati i zgjedhjeve që mbahen në 27 vende në të gjithë Europën.

Zgjedhjet europiane të qershorit mund të shkaktojnë ndryshime në lidhje me ndryshimet klimatike.

Sondazhet tregojnë se disa nga mbrojtësit më të mëdhenj të politikës klimatike, Lëvizja e majtë, Aleanca e Lirë Europiane dhe grupi liberal “Reneë Europe” do të pësojnë humbje të rënda.

Pasiguria rreth zgjedhjeve të këtij viti krijon presion shtesë në kohë për të zbatuar Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së, planin e transformimit të rajonit për të arritur një ekonomi të gjelbër me zero emisione deri në vitin 2050.

Komisionerët e Marrëveshjes së Gjelbër dhe të Klimës mbështetën një objektiv për një reduktim prej 90% nga nivelet e vitit 1990, i cili do të ishte në përputhje me rekomandimet e Këshillit Shkencor Europian për Ndryshimet Klimatike.

Mbetet për t’u parë nëse ky synim mund të marrë mbështetjen e institucioneve të BE-së. Nëse realizohet, BE rrezikon të bëhet më pak mbështetës i politikës ambicioze të klimës dhe energjisë brenda, por edhe jashtë saj.

Në të kundërt blloku rrezikon të humbasë kredencialet e tij klimatike, si dhe objektivat e tij për 2030 dhë për zero emëtime.