Zgjedhjet europiane/ Kryeson partia e Le Pen, merr 30% të votave

Pak orë para përfundimit të fushatës zgjedhore europiane, sipas sondazheve, kryeson Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë i Marine Le Pen do, duke tejkaluar 30% të votave.

Vendin e dytë e zë partia e Rilindjes, e cila mbështet presidentin Macron, duke fituar 15% deri në 16%, ndërsa mes 14% dhe 15% duket se ka fituar Partia Socialiste Franceze.

Ajo ndiqet nga partia e majtë e Jean-Luc Mélenchon, me rreth 7%, ndërsa partia Republikane ka të njejtën përqindje.