Zënkat me nënën dhe bullizimi për të folurën. Ç’duhet të dini për autorin e vrasjeve në shkollën e Teksasit

Salvador Ramos është autori i masakrës në shkollën fillore në Uvalde të Texas-it të martën, i cili qëlloi për vdekje 19 fëmijë dhe dy mësues. 18 vjeçari u vra pas ndërhyrjes së policisë, edhe pse dëmi ishte shkaktuar tashmë. Guvernatori i Texas, Greg Abbott deklaroi se Ramos ishte fytyra e qartë e të keqes!

Por kush ishte Salvador Ramos?

Salvador Ramos ishte student në shkollën e mesme në Uvalde dhe jetonte në qytetin e vogël, 80 milje në perëndim të San Antonio. Adoleshenti kishte lënë të kuptohet në mediat sociale se një sulm mund të ndodhte. Madje kishte paralajmëruar se fëmijët duhet të bëjnë kujdes.

Në rrjetet e tij sociale, Ramos shkruante: “Unë do të qëlloj në një shkollë fillore”, por Facebook ka deklaruar se mesazhi ishte privat. 18-vjeçari qëlloi gjyshen e tij në fytyrë para se të vidhte kamionçinën e familjes dhe të shkonte për në shkollën fillore Robb pak para mesditës së të martës. Gjyshja njoftoi vetë policinë dhe më pas u dërgua në spital në gjendje kritike.

Ramos besohet se më pas ka dalë nga kamionçina dhe është drejtuar për t’u futur brenda ambienteve të shkollës.

Ai ka plagosur dy persona dhe më pas është ndeshur me një oficier policie në hyrje të shkollës, por ky i fundit nuk arriti ta ndalonte. Ramos hyri brenda me një armë të tipit AR-15.

“I dyshuari hyri në shkollë dhe sapo hyri ai filloi të qëllonte fëmijët, mësuesit, këdo që i dilte para”,  njofton Christopher Olivarez nga Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas.

Përveç 21 të vrarëve, Ramos plagosi 17 persona të tjerë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Ramos bleu ligjërisht dy pushkë të stilit AR-15 në ditëlindjen e tij të 18-të, njërën prej të cilave e përdori në sulmin e të martës.

Një mik i Ramos në Instagram thotë se adoleshenti i kishte dërguar atij një foto ku i tregonte faturën për një armë që kishte blerë. Ramos e ka treguar armën përmes një fotoje që ka publikuar.

Një tjetër mik i tij në Instagram thotë se Ramos i kishte dërguar mesazhe duke i treguar se posedonte një çantë plot me municione.

Biseda më poshtë mes Ramos dhe mikut të tij në Instagram:

Pse i mban këto vëlla?

Ramos: Mos u shqetëso ti për këtë punë. Unë tani jam ndryshe. Ju nuk do më njihni!

Autoritetet thonë se Ramos nuk ishte me precedentë penalë dhe as me kartelë mjekësore ku të vërtetohej se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor. Apo qoftë ndonjë paralajmërim tjetër domethënës për krimin e tij.

Megjithatë, ata që e njihnin Ramos e përshkruajnë si një tip disi të çuditshëm.

 

Miqtë dhe të afërmit kanë thënë së Ramos ishte bullizuar dhe kishte qëlluar njerëz dhe makina të rastësishme me vezë dhe me sende të ndryshme disa vite më parë.

Familja dhe miqtë kanë thënë gjithashtu se ai kishte kaluar disa vështirësi në fëmijëri, se ishte tallur për shkak se kishte pasur vështirësi në të folur, dhe se me kalimin e viteve ai ishte bërë i dhunshëm ndaj miqve, të huajve madje dhe nënës së tij.

Miku i tij i ngushtë prej fëmijërisë thotë se sjellja e tij kishte filluar të përkeqësohej qëkur ishin në shkollë fillore. Disa vite më pas ai ishte larguar prej tij.

Ata luanin video-games së bashku. “Po e prisnim një ditë që ai të vinte të luante basketboll. Erdhi me të prera në fytyrë. I kishte bërë vetë ndërkohë që ai na tha se e kishte gërvishtur një mace. Më pas më tregoi se kishte prerë vetë fytyrën me thikë. I thashë: Ti je i çmendur vëlla, pse e kë bërë këtë? Kështu e pyeta dhe ai më tha se e kishte bërë për argëtim.

Miqtë dhe famijarë të Ramos thonë se ai ishte ngacmuar shpesh edhe në gjimnaz për shkak të problemit në të folur. Shoku i tij i klasës në gjimnaz, Stephen Garcia ka treguar:

Ai tallej nga shumë njerëz. E bullizonin, për gjithçka. Ai ishte shumë i mirë në fillim, shumë i turpshëm, por dukej se ishte futur në një guaskë. Një ditë postoi një foto me sy të lyer në mediat sociale dhe u bullizua edhe më shumë. Disa thonin se ishte transgjender.Pati shumë komente poshtë fotos së tij me gjuhë nënçmuese. U përpoqa disa herë ta mbroja, por duhej të transferohesha diku tjetër për shkak të punës së nënës, në një zonë tjetër të Texas-it dhe ai ndryshoi totalisht.

Ramos e la shkollën kur Garcia u largua dhe filloi të vishej tërësisht me të zeza, rriti flokët dhe filloi të përdorte çizme ushtarake. Shokët e klasës kanë treguar se humbi një pjesë të madhe të viteve shlkollore dhe se nuk do të mund të mbyllte gjimnazin këtë vit. Kushërira e Ramos, Mia ka treguar se ai ishte shumë pak social, pasi sapo të fliste, e tallnin për shkak të problemit në të folur.

“Unë mendoj se ai thjesht nuk ndihej më rehat në shkollë”.

Fotot me armë në fakt i ka postuar prej kohësh, disa prej të cilave janë bllokuar edhe nga Facebook.

Gati dy muaj më parë, sipas shokëve të klasës, Ramos kishte postuar një video-story në Instagram ku shihej duke i bërtitur nënës së tij, me qëllimin për ta larguar nga shtëpia. Madje kishte policë aty pranë.

“Ai postoi video në Instagramin e tij ku policët ishin aty dhe ai e thërriste mamanë e tij një k**** dhe i thoshte se donte ta dëbonte atë. Ai bërtiste papushim dhe sillej në mënyrë shumë agresive”. Të njëjtën gjë e konfirmojnë dhe fqinjët e familjes së Ramos të cilët thonë se ai kishte një jetë tepër të vështirë së bashku me nënën.

Disa muaj më parë, Ramos u zhvendos nga shtëpia e nënës për të jetuar me gjyshen e tij. Edhe në atë zonë ai u përfshi me përplasje fizike me të rinj të tjerë. “ Mbaj mend që po fliste me një djalë tjetër dhe i thoshte se kishte dëshirë të bashkohej me marinsat, sepse vetëm kështu do mund të vriste njerëz. Unë pashë djalin tjetër teksa u largua menjëherë nga ai”, tregon një nga fqinjet e zonës.

Dy orë para se të ndodhte sulmi, miku i fëmijërisë së Ramos kishte postuar një meme në Instagram-story duke shkruar: Pse shkolla është ende e hapur?

Ramos përgjigjet në ‘quizin’ e Valdez: Kjo është gjë e mirë apo jo?

Valdez shkruan në storyn tjetër: Nuk e di, un as nuk shkoj në shkollë…. Por Valdez thotë se Ramos nuk u fit në Instagram për të lexuar postimin e radhës.

“Nuk e dija çfarë plani kishte, ai gjithmonë ka qenë i paparashikueshëm. Mendoja gjithmonë se ai ka nevojë për ndihmë shëndetësore në aspektin e shëndetit mendor. I ka munguar dashuria dhe të qenit njeri social”.

Ramos u qëllua nga ekipi elitar i Patrullës Kufitare.

Ai u fut në një klasë me dy ambiente ku vrau fëmijët, ndërsa ka dalë në dritare për të qëlluar policët. Këta të fundit thonë se nuk mund të hynin në klasë për shkak të derës të mbyllur. Ata mundën të hynin vetëm pasi i morën çelësin kryesor drejtorit të shkollës. Nga tre policët, dy u plagosën ndërsa i treti mundi të qëllojë për vdekje Ramos. Ngjarja ndodhi pas derës së njërës klasë, ndërsa pas vrasjes së të riut, ata kanë parë fëmijët e vdekur të mbledhur në disa grumbuj.

Krim i paralajmëruar

Ramos e paralajmëroi krimin e tij. Ai kishte postuar tre herë brenda 30 minutave. Statusi i parë ishte: Unë do të qëlloj gjyshen time. Mesazhi i dytë: Unë kam qëlluar gjyshen time. Dhe postimi i tretë: Unë do të qëlloj në një shkollë fillore.

Zyrtarët lokalë thonë se Ramos nuk kishte specifikuar se cilën shkollë fillore kishte pasur ndërmend të sulmonte. Por ndërkohë, Andy Stone, një zëdhënës i Meta, Facebook, ka thënë se postimet e tij kanë qenë private.

Mesazhi me një vajzë gjermane para se të kryente sulmin.

Një vajzë 15-vjeçare nga Gjermania ka thënë për Neë York Times se Ramos i kishte dërguar një mesazh pak para të shtënave, duke i thënë: “Po shkoj të qëlloj në një shkollë fillore”.

Adoleshentja tha se e kishte marrë mesazhin menjëherë pas një tjetri në orën 11:21, ku Ramos i shkruante: “Sapo qëllova gjyshen në kokë”.

Ajo tha se u takua me Ramos disa javë më parë në aplikacionin Yubo, dhe se ai i dërgoi asaj një video-mesazh nga një dyqan armësh në fillim të muajit ku i ka thënë se po blinte një pushkë AR-15.

Gjyshi i Ramos e përshkruan atë si një adoleshent të lëvizshëm. Ai thotë se nuk e ka pasur idenë se mbante armë dhe i fshihte në shtëpi, se përndryshe do e raportonte. Ramos qëlloi në kokë gjyshën 66 vjeçare, para se të merrte makinën e familjes dhe të shkonte në shkollën fillore Robb.

Adoleshenti kishte qëndruar me gjyshërit e tij pas një konflikti me nënën e tij, sipas familjes. Ai e kalonte shumicën e kohës vetëm në dhomën e tij, duke luajtur videolojëra.

Adoleshenti jetonte me gjyshërit pas konflikteve të vazhdueshme me nënën e tij. Ai e kalonte shumicën e kohës vetëm në dhomën e tij, duke luajtur videolojëra.

Vetë nëna e Ramos thotë se djali i tij nuk ka qenë i dhunshëm dhe se është befasuar nga ajo që ka bërë 18 vjeçari.

“Unë lutem për ato familje. Po lutem për të gjithë ata fëmijë të pafajshëm”.

Sipas mediave, Ramos e ka qëlluar gjyshen pas një sherri pasi ai nuk arriti të diplomohej në shkollën e mesme. Ramos ndodhej brenda ambienteve të shkollës deri në një orë para se të vritej nga policia.

Kritika është drejtuar ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit, të akuzuar për mungesë veprimi të shpejtë ndërsa të shtënat vazhdonin. Policia ka mohuar se ka vepruar me vonesë apo ndonjë “ngurim”.

Raportohet se Ramos ka përplasur kamionçinën jashtë shkollës, ka marrë armën automatike të stilit AR-15 dhe ka qëlluar mbi dy persona të tjerë para se të futej në shkollë e të ndeshej me një prej policëve. Barrikadimi duke u futur brenda një klase bëri që oficerët e policisë të mos kishin shumë mundësi të vepronin, ndërkohë që nxënësit e tjerë të shkollës fatmirësisht mundën të dilnin.

Sulmi më vdekjeprurës në shkollën fillore që nga viti 2012.

Numri i vdekjeve të 19 nxënësve dhe dy të rriturve është sulmi më vdekjeprurës në një shkollë fillore që nga të shtënat masive të vitit 2012 në shkollën fillore Sandy Hook në Neëtoën, Connecticut, që  mori jetën e 20 nxënësve dhe gjashtë mësuesve.

*Tibo News.