Zemra nuk njeh moshë as gjini. Pesë shenja që s’duhen injoruar

Sëmundja e zemrës shpesh është lidhur me mosha të caktuara dhe gjini të caktuar. Njerëzit priren të mendojnë për sëmundjet e zemrës më shumë si sëmundje për burrat, por në fakt gratë kanë më shumë shqetësime përsa i përket problemeve shëndetësore koronare.

Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, çdo vit në Britani, sëmundja koronare e zemrës (CHD) vret më shumë se dy herë gra sesa kanceri i gjirit.

Rezulton gjithashtu vrasësi më i madh i grave në mbarë botën në vitin 2019.

Për fat të keq gratë kanë tendencën për të anashkaluar simptomat e një ataku kardiak, gjë që rezulton në një vonesë të rrezikshme për marrjen e ndihmës që duhet në mënyrë urgjente për të shpëtuar jetën.

Ndoshta më shqetësuesja nga të gjitha janë rastet kur simptomat e grave nuk nënvlerësohen nga të sëmurët, por nga vetë profesionistët mjekësorë.

Për të ndihmuar, mjekja e përgjithshme dhe specialistja e shëndetit të grave Nighat Arif ka treguar pesë simptoma që mund të mos i prisnit, por definitivisht nuk duhet t’i injoroni.

Ato përfshijnë:

  1. Presion i pakëndshëm, ngopje ose dhimbje në qendër të gjoksit që largohet dhe kthehet.
  2. Dhimbje ose shqetësim në njërin ose të dy krahët, qafën, nofullën ose stomakun.
  3. Frymëmarrje me ose pa shqetësime në gjoks.
  4. Djersitje të ftohta, të përziera dhe/ose marramendje.
  5. Dhimbje kraharori.

Chris Gale nga Universiteti i Leeds, gjithashtu thekson:

“Ne duhet të ndryshojmë perceptimin se sulmet në zemër prekin vetëm një lloj të caktuar personi. Në mënyrë tipike, kur mendojmë për një person me një atak në zemër, parashikojmë një burrë të moshës së mesme që është mbipeshë, ka diabet dhe pi duhan. Ky nuk është gjithmonë rasti. Sulmet në zemër prekin spektrin më të gjerë të popullatës, përfshirë gratë.’

Në fakt nuk ka simptoma të sulmit në zemër që gratë i përjetojnë më shumë ose më pak shpesh sesa burrat.

Nëse mendoni se mund të keni një atak kardiak, telefononi menjëherë urgjencën, më pas uluni dhe mundohuni të merrni frymë qetësisht, një aspirinë 300 mg nëse e keni pranë vendit ku jeni ulur dhe prisni mbërritjen e ambulancës.

Mos harroni: Një atak kardiak është një urgjencë mjekësore që mund të vendosë për vazhdimin e jetës tuaj… ose jo!

*Tibo News