Zelensky: Vitin e ardhshëm do ta kthejmë flamurin në të gjithë Ukrainën

Presidenti ukrainas është deklaruar në kanalin e tij Telegram pas mbërritjes për vizitë në SHBA. Zelensky ka thënë se do të zhvillojë një seri bisedimesh për të forcuar qëndrueshmërinë dhe aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe për bashkëpunimin dypalësh me SHBA-në.

Vitin e ardhshëm, ne duhet t’i kthejmë flamurin dhe lirinë ukrainase të gjithë vendit tonë, të gjithë popullit tonë,” tha Zelensky.