
Zelensky: Përdorimi i dronëve kamikazë nga Irani tregon falimentimin e ushtrisë ruse
Mbështetja e Rusisë në dronët e prodhuar nga Irani tregon “falimentimin” e Moskës në nivel ushtarak dhe politik, tha presidenti ukrainas Zelensky.
Sipas Kievit, sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës në Ukrainë u kryen nga dronët kamikaze të prodhuar nga Irani.
Irani mohon të ketë furnizuar Rusinë me mjete ajrore pa pilot diçka për të cilën Shtëpia e Bardhë thotë se nuk është e vërtetë.