
Zelensky përball “presionit” ndërkombëtar për diplomaci
Kjo e diele ka sjellë një përpjekje të shtuar mbi përdorimin e diplomacisë si zgjidhja e vetme për mbylljen e konfliktit Rusi- Ukrainë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar disa biseda telefonike me partnerët ndërkombëtar mbi mbështetjen e vazhdueshme që i duhet vendit të tij.
Në bisedën me Presidentin Amerikan , Zelensky mori zotimin nga Biden se SHBA do të vijojnë të ndihmojnë në rritjen e mbrojtjes ajrore të Ukrainës për të mbrojtur popullsinë civile.
Sipas Presidentit Ukrainas biseda tjetër me liderin francez Emmanuel Macron e cila zgjati më shumë se një orë u fokusua tek “mbrojtja, energjia, ekonomia dhe diplomacia”.
Zelensky bisedoi gjithashtu edhe me Presidentin Turk Erdogan ku sipas burimeve thuhet se dy liderët diskuan mbi mënyrat e sigurta të eksportimit të grurit ukrainas.
Nga ana tjetër lideri Turk ka biseduar edhe me Presidentin Rus Vladimir Putin.
Në këtë bisedë mësohet se Erdogan ka bërë thirrje për përfundim sa më të shpejtë të konfliktit.
Moska e quan konfliktin e nisur prej saj në Ukrainë si një “operacion special ushtarak”.
Me luftën që po zvarritet në muajin e saj të dhjetë, duket se nuk do të ketë tani afër një fund të konfliktit më vdekjeprurës në Evropë që pas luftës së dytë botërore.
*TiboNews