
Zelensky: Ndihma e Polonisë dhe Lituanisë shembull për vendet e tjera
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se ndihma ushtarake në tanke e shpallur nga Polonia dhe Lituania mund të nënkuptojë se vendet e tjera do të ndjekin shembullin e tyre.
Pas një takimi me presidentin lituanez Gitanas Nauseda në Lviv, Duda njoftoi se Polonia do të dorëzonte tanke Leopard të prodhimit gjerman në Ukrainë, ndërsa Nauseda tha se Lituania do të dorëzonte armë dhe municione kundërajrore.