
Zelensky: NATO duhet t’i bëjë “një ftesë të qartë” Ukrainës
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy kërkoi në takimin e nivelit të lartë të Komunitetit Politik evropian në Moldavi një “ftesë të qartë” për anëtarësim në NATO.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që Ukraina të bëjë të paktën një hap përpara drejt afrimit me aleancën”, tha ai.
Në Oslo ku po mbahet një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg tha se “çështja më urgjente dhe më e rëndësishme tani është që Ukraina të fitojë si një vend sovran dhe i pavarur”.