Zelenskiy: SHBA nuk po bën bamirësi ndaj Ukrainës

Përgjatë vizitës së tij në SHBA, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy mbajti një fjalim edhe në dhomën e Kongresit përballë ligjvënësve republikan dhe atyre demokrat.

Në fjalimin e tij lideri Ukrainas u përball me një audiencë kritike nga Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve të cilët kanë luftuar shpesh herë që të vështirësojnë dhënien e ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Përball këtij qëndrimi presidenti Ukrainas u shpreh se ndihet mirënjohës për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-ve për vendin e tij.

Megjithatë Zelenskiy deklaroi se këto para nuk janë dhënë për bamirësi dhe nuk ka qenë vetëm Kievi zyrtar e cila ka përfituar duke e konsideruar kështu ndihmën si një investim në sigurinë dhe demokracinë globale.

Rritja e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga Kongresi Amerikan është parë me dyshim nga disa ligjvënës prej kohësh megjithatë të gjithë unanimisht duartrokitën fjalimin e Zelenskiyt.

Presidenti Ukrainas më vonë i dhuroi kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris, një flamur ukrainas të nënshkruar nga ushtarët e vijës së parë.

Pelosi në këmbim i dhuroi Zelenskiy një flamur amerikan me kornizë.

*TiboNews