
Zelandë e Re, të lindurit pas vitit 2009 nuk do pinë cigare
Gjatë konferencës së fundit botërore për duhanin dhe shëndetin, ishte afati i fundit që deri në vitin 2040 do të ketë një botë pa duhan. Por ka shtete si Zelanda e Re që duan ta përshpejtojnë këtë proces.
Një brez ‘pa duhan’ deri në vitin 2025. Blerja e duhanit do të ndalohet përgjithmonë në Zelandën e Re për fëmijët e lindur pas vitit 2009, të cilët nuk do të mund të pinë më duhan.
Projektligji aktualisht është në diskutim në parlament dhe pritet që të miratohet shpejt pasi situata në Zelandën e Re është shumë shqetësuese.
90% e popullsisë së rritur dhe 11,6% e qytetarëve 15 vjeç e lart pinë duhan.
Me këtë ligj, Zelanda e re synon një ulje drastike të duhanpirësve nën 5%.
Përveç ndalimit të shitjes së cigareve për adoleshentët, kompanive prodhuese do t’u kërkohet të ulin në nivelet e nikotinës në cigare, të cilat mund të shiten vetëm në dyqane të specializuara, hyrja e të cilave do të ndalohet për të miturit.