
Zelanda e Re rihap kufijtë pas dy vitesh pandemi
Zelanda e Re ka njoftuar rihapjen e kufijve, si pjesë e planit të lehtësimit të masave kufizuese anti koronavirusit.
Zelanda e Re është konsideruar vendi me masat më të ashpra në botë kundër Covid.
Si pjesë e planit të lehtësimit të masave, qytetarët e vaksinuar në Australi do mund të kthehen në shtëpi nga 27 shkurt, ndërsa qytetarët e vaksinuar diku tjetër do të lejohen të hyjnë në territor nga 24 marsi.
Megjithatë, ata do duhet të izolohen për 10 ditë.
Qytetarët e Zelandës së Re që ndodhen jashtë vendit e kanë mirëpritur vendimin e qeverisë që erdhi edhe si pasojë e kritikave për mbajtjen mbyllur të kufijve.
Kufijtë e Zelandës së Re u mbyllën për gati dy vjet për shkak të pandemisë.