
Zelanda e Re heq maskat dhe vaksinat e Covid: Nisim kapitull të ri
Kryeministrja e Zelandës së Re ka deklaruar se është koha për të nisur një kapitull të ri, pa kufizime ndaj Covid. Ajo njoftoi heqjen e të gjitha masave, megjithatë ka lënë në fuqi disa rregulla.
Zelanda e Re ishte ndër vendet që vendosi rregullat më të ashpra të pandemisë në botë.
Mbajtja e maskave nuk do të jetë më e detyrueshme në vendet publike dhe kërkesat për vaksina do të hiqen pas dy javësh, sipas ndryshimeve të shpallura nga kryeministrja Jacinda Ardern.
Sidoqoftë, qeveria po i qëndron një periudhe izolimi shtatë-ditor për njerëzit e infektuar, duke sfiduar thirrjet për të shkurtuar izolimin në pesë ditë.
Zelanda e Re pësoi një valë të madhe Omicron gjatë dimrit.
Numri i të vdekurve tani është 1950, duke u rritur nga rreth 50 në fillim të vitit dhe 500 katër muaj më parë.
Sidoqoftë, si numrat e rasteve ashtu edhe shtrimet në spital kanë rënë ndjeshëm në javët e fundit, duke i dhënë qeverisë besimin për të kaluar kufizimet e rënda.
Zelanda e Re mbajti rregullat e maskave në shumë vende, duke përfshirë shitjen me pakicë, transportin publik dhe aeroportet gjatë dimrit, kur “twindemia” e Covid-19 dhe gripit vunë në presion të madh sistemin shëndetësor.
Nga e marta, mbajtja e maskave do jetë e detyrueshme, vetëm në mjediset e kujdesit shëndetësor, me përjashtim të shërbimeve të shëndetit mendor. Gjithashtu nuk kërkohet vaksina, për punëtorët dhe udhëtarët. Testet pas mbërritjes në Zelandën e Re nuk kërkohen më, por këshillohen.
*Tibo News